Lazio në një farë mënyre hiqej favorite në duel me Bologna-n, por ndryshe doli në fushën e lojës.
Lazio si mysafirë pësoi humbje të rëndë me rezultat 3:0 nga Bologna, në takimin e javës së 7-të në Serie A.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi dhe mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, u paraqitën standardë për Lazion, por nuk iu shkoi ndoresh ndaj rivalit.
Hysaj u zëvendësua në minutën e 58-të dhe Muriqi në atë të 80-tën.
Në minutën e 14-të, Barrow nga rreth 16-17 metra realizoi eurogol në këndin e epërm të majtë. Golat tjerë i realizuan Theate (17’) e Hickey (68’).
Në minutën e 77-të, Lazio mbetet me një lojtar me pak, Acerbi përjashtohet me karton të kuq.
Lazio zë vendin e shtatë me 11 pikë aq sa ka edhe Bologna dy pozita më poshtë.