Mbrojtësi nga Kosova, Leart Paçarada, me ekipin e St. Paulit shënojnë fitore të madhe, me rezultat 3:0 ndaj Dynamo nga Dresdeni, në takimin e javës së nëntë të Bundesliga II.
Futbollistët e St. Paulin treguan lojë të mirë duke arkëtuar tre pikë domethënëse.
Paçarada u angazhua maksimalisht duke i dhënë siguri repartit të mbrojtjes.
Paçarada vlerësohet me notë 7.3 nga faqja e specializuar për statistika “Soffascore”.
Buchtmann (2'), Burgstaller (72'-nga penalltia), Beifus (90+4') shënuan për St. Paulin. Paçarada u zëvendësua në minutën e 87-të.
Paçarada me shokë festojnë fitoren e madhe, njëherësh marrin kryesimin në tabelë me 19 pikë, ndërsa Dynamo në pozitën e 11-të me 13 pikë.