Mesfushori francez, Poul Pogba është kthyer në një çështje që nuk po merr drejtim te Manchester United.
Negociatat mes palëve për rinovimin e kontratës kanë ndaluar, me Pogba që me shumë gjasa do të provojë një eksperiencë të re nga sezoni i ardhshëm.
Kontrata e lojtarit me klubin ka një datë skadim dhe ajo është afër.
Kjo është arsyeja pse “Djajtë e Kuq” i kanë caktuar një afat për të negociuar rinovimin. Krishtlindjet do të jenë afati i fundit..