Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, vlerëson se skuadra e tij ishte më dominuese ndaj Prishtinës, ndeshje e cila përfundoi baras (0:0).
“Mendoj që derbi e arsyetoj këtë epitet, pasi ishte i luftuar nga të dy skuadrat.
Kundërshtari nuk arriti të na rrezikoi shumë.
Kishim raste më të mira shënimi por nuk arritëm t’i konkretizonim. Ishte ndeshje e taktizuar, ku kemi pritur gabimin për t’i ndëshkuar kundërshtarët.
Kemi mundur ta fitojmë ndeshjen por nuk e arritëm një gjë të tillë”, tha Nuhiu.