Kjo është Tirana që dëshiron të shohë Orges Shehi, një skuadër me identitet dhe që dominon kundërshtarin:
“Që kur e kemi ndërtuar skuadrën, kemi thënë që duhet të kthejmë indentitetin e fanellës.
Kam kërkuar që asnjë ndeshje të mos humbet, me këtë mentalitet duhet të vazhdojmë.
Në javët e para kërkuam të merrnim më shumë, por ka disa faktorë të tjerë që nuk arritëm. Duhet të kërkojmë më shumë edhe nga vetja.
Kemi shënuar 8 gola, nuk është pak. Autogolat u shkaktuan për shkak të presionit që sulmuesit bëjnë. Xhixha mund të shënonte edhe vetë, por nuk arriti për shkak të fushës dhe shënoi kundërshtari…”.