Enur Totre ishte pa dyshim ndër më të mirët te Tirana në fitoren ndaj Laçit.
Në intervistën me “Gol pas Goli”, deklaroi: “Jam i lumtur për golin, por kryesorja është se ekipi mori tri pikët.
Po ambientohemi, por e rëndësishme është trepikëshi.
Kemi pas nevojë për përshtatje, por kur ke lojtarë si Ngoo, Seferi, Xhixha dhe Limaj është më e lehtë. Objektivat dihen, ne i marrim ndeshjet një nga një”.