Amir Rrahmani është rikthyer titullar në skuadrën e Napolit, pasi ishte lënë në stol në ndeshjen e fundit kundër Spartak Moscow në Ligën e Evropës, për takimin e sotëm kundër Fiorentinës në Serie A.
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës Rrahmani do të luajë titullar për ndeshjen e katërt radhazi për Napolin në ligë, që është një tregues së Luciano Spalletti e parapëlqen prishtinasin para grekut Kostas Manolas.
Napoli e viziton Firencën për t’u përballur me Fiorentinën në orën 18:00 dhe Rrahmani do të përpiqet t’i ndihmojë skuadrës së vet ta arrijë fitoren e shtatë radhazi dhe ta ruajë kreun e Serie A.
Skuadra e Spallettit i ka fituar të gjitha shtatë ndeshjet e para në ligë këtë sezon dhe mban kreun me 18 pikë, një më shumë se kampioni Inter, i cili e ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Në sezonet e kaluara dhe në tri ndeshjet e para në ligë, Manolas dhe Kalidou Koulibaly ka qenë dyshja e paprekshme e mbrojtjes napolitane, por greku e ka humbur vendin e titullar tashmë.
Spalletti e parapëlqen Rrahmanin para tij siç duket, pasi ndaj Fiorentinës do të jetë ndeshja e katërt e tij titullar dhe e katërta e grekut në stol.
27-vjeçari i lindur në Prishtinë e ka shënuar një gol për Napolin këtë sezon, ndërkohë që e ka bërë dhe një paraqitje në Ligën e Evropës.