Bajrami në stol për sfidën me Romën

Futboll

Bajrami në stol për sfidën me Romën

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 17:56
Bajrami në stol për sfidën me Romën

Pasditja do të rezervojë dy sfida mjaft interesante në Serinë A, Roma-Empoli dhe Fiorentina-Napoli.

Sytë do të jenë tek ndeshja Fiorentina-Napoli e cila pritet një takim mjaft i fortë dhe i luftuar.

Napoli është e vetmja skuadër me pikë të plota në kampionat dhe ndaj violëve do të tentojnë të mbajnë ritmin.

Fitorja e Interit do të vërë disi në presion skuadrën e Spaletit e cila nuk kërkon të privohet nga ndonjë gabim para pushimeve 2 javore të kombëtareve.

Në sfidën tjetër, Roma do të përballet me Empolin. Humbja në derbi ndaj Lacios javën e shkuar nuk është harruar lehtë nga Murinjo që nga skuadra nuk kërkon justifikime sot.

Ndërkohë mesfushori i Kombëtares, Nedim Bajrami do ta nisë takimin nga stoli, një zgjedhje surprizë nga trajneri i Empolit që ka surprizuar jo pak me vendimin e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat