Espanyol shkakton senzacion duke e mposhtur me rezultat 2:1 kampionin në fuqi, Real Madridin, në takimin e javës së tetë në Kampionatin e Spanjës.
Në minutën e 17-të, futbollisti de Tomas kalon në epërsi vendasit.
Në minutën e 60-të, futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Keidi Bare, asiston për bukuri deri te Aleix Vidal, ky i fundit pothuajse nga gjysma e fushës, me hapa të shpejtë futet në 16-sh dhe shënon për 2:0.
Në minutën e 71-të, Karim Benzema nga rreth 15 metra ngushton rezultatin në 2:1.
Reali kryeson me 17 pikë, ndërsa Espanyol renditet në vend të 12-të me 9 pikë.