Union Berlin merr suksesin e dytë radhazi në kampionat, duke mundur Mainz me përmbysje.
Në ndeshjen e zhvilluar në Meva Arena, pjesa e parë dhuroi pak raste për shënim nga të dyja skuadrat dhe në të vetmen goditje në kuadrat, skuadra e Mainz arriti që të gjente rrugën e rrjetës. Ingvarsten shfrytëzoi pasimin e Onisiuo, e me statusin e një ish-i zhbllokoi rezultatin duke ngritur peshë tifozerinë vendase.
Goli i dytë në këtë edicion për 25-vjeçarin nga Danimarka, i cili i dha qetësinë skuadrës ë tij para se ekipet ti drejtoheshin dhomave të zhveshjes.
Në fraksionin e dytë skuadra e Union Berlin ishte më kërkuese, duke ngacmuar më shumë në portën e Centner, por tentativat e miqve do të shpërbleheshin në minutën e 69-të, me Auroniji, i cili me një goditje nga brenda zone arriti që të vendoste ekulibrin. Ashtu si Ingvarsten edhe nigeriani zbriste në fushën e lojës me statusin e një ish-i.
Katër minuta më vnë, ishte sërish Auroniji që shënoi dhe golin e dytë personal dhe të përmbysjen për Union Berlin. Gjithccka u bë akoma dhe më vështirë për skuadrëne Mainz, pas daljes me të kuqe të Kor, i cili u ndëshkua në fraksionin e dytë dy herë me kartonë të verdhë, duke e lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë.
Në fund, Union berlin merr suksesin e dytë radhazi në kampiaont, duke shkuar në kuotën e 12 pikëve, ndërsa në anën tjetër Mainz mbetet në kuotën e 10 pikëve, duke pësur dhe humbjen e dytë radhazi e të parën në shtëpi për këtë edicion.