Eintracht Frankfurt me zemër të madhe ngadhënjeu me rezultat 2:1 në "Allianz - Arena" të Munihut, kundër Bayernit.
Bavarezët shokohen para shikuesve të vet, duke mbetur pa pikë, ndërsa rivali shkakton senzacion dhe importon trepikëshin e madh.
Të parët në epërsi kaluan kampioni. Autor i golit futbollisti Goretzka në minutën e 29-të.
Megjithatë Eintracht Frankfurt këndellet dhe shënon dy gola përmes Hinteregger (32') e Kostiq (71').
Pas javës së 7-të në Bundesliga I, Bayerni kryeson me 16 pikë ka një më shumë se Dortmundi e Freiburgu, ndërsa Eintracht Frankfurt rendiret në vend të 13-të me 8 pikë.