Një sfidë shumë interesante në kuadër të javës së shtatë në Serie-A do të zhvillohet në stadiumin “Geëiss Stadium” në Bergamo aty ku do të ballafaqohen Atalanta dhe Milani.
Kjo ndeshje do të startojë nga ora 20:45 dhe këto dy skuadra janë duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë të rezultateve.
Milani është e dyta në renditje me 16 pikë, kurse Atalanta e gjashta me 11 pikë.
Këto janë formacionet zyrtare:
Atalanta: Musso, Djimsiti, Demiral, Palomino, Zappacosta, De Roon, Freuler, Maehle, Pessina, Malinovskey, Zapata
Milan: Maignan, Calabria, Kjaer, Tomori, Hernandez, Kessie, Tonali, Saleaemakers, Diaz, Leao, Rebic