Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, ka treguar lojë shumë të mirë për Napolin.
Rrahman është protagonist i fitores së Napolit, me rezultat 2:1 ndaj Fiorentinës në Firencë.
Në minutën e 50-të, Zielinski harkoi nga goditja e dënimit, ndërsa Rrahmani me kokë godet fuqishëm duke e lënë të hutuar portierin Dragowski, 1:2.
Për Fiorentinën shënoi Martinez Quarta (28') dhe për Napolin Lozano (39') e Rrahmani (50').
Duhet theksuar se në minutën e 39-të, Insigne i Napolit dështoi nga penalltia.
Napoli kryeson me 21 pikë, duke lënë pas Interin 17, Milanin 16 (një ndeshje me pak), Romën 15 pikë etj.