Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi, importon një pikë nga Gollubovci.
Deçiqi barazon me rezultat 1:1 me Zetën, në takimin e javës së 10-të të Kampionatit të Malit të Zi.
Pas goditjes nga këndi të Burzanoviq, Vukçeviç e mposhti portierin e Deçiqit, Popoviqin në minutën e 18-të.
Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 77-të, Bozhanoviç barazon rezultatin dhe i solli një pikë skuadrës shqiptare.
Zeta ka katër pikë në fund të tabelës, ndërsa Deçiqi, në stolin e të cilës skuadër debutoi trajneri Radoviq, është në vend të gjashtë me 14 pikë.