Futbollisti Xherdan Shaqiri u paraqit 76 minuta në fanellën e Lyonit e cila kthehet me një pikë nga stadiumi "Geoffroy-Guichard".
Lyoni barazoi me rezultat 1:1 me St. Etiennen, në takimin e javës së nëntë të Kampionatit të Francës.
Shaqiri shënoi në minutën e 44-të por u anulua pas shikimit të VAR-it.
Për Lyonin realizoi Aouar (41') e për St. Etienne Khazri (90+5'-nga penalltia).
Nga minuta e 74-të, Lyon mbetet me një lojtar pak, pasi që Lopes u ndëshkua me karton të kuq.
Lyon renditet në vend të dhjetë me 13 pikë, ndërsa St. Etienne në të 20-tin me 4 pikë apo pa fitore, me vetëm 4 barazime e 6 humbje.