Napoli është e vetmja skuadër në 5 ligat e mëdha të Europës që ka arritur të grumbullojë pikët e plota pas 7 ndeshjes kampionat.
Pasditen e sotme, Napoli mposhti 1-2 në transfertë Fiorentinën për tu konfirmuar si skuadra më në formë e momentit. Një sukses që erdhi falë golit të Amir Rrahmanit, i cili tundi rrjetën pas një skeme në goditje dënimi.
Një skemë të cilën Spaleti e shpjegoi që e ka vjedhur nga Borusia Dortmund.
“Tani ndeshjet i shohin të gjithë, jam i sinqertë dhe them që na e tregoi Borusin Dortmund.
Analisti jonë na propozoi videon, ishte një situatë e thjeshtë për t’u rindërtuar dhe ne e bëmë një gjë të tillë. Mund ta gjuante edhe Mario Rui, por nuk e pret nga një lojtar me të djathtën” shpjegoi Spalleti se si ishte arritur te goli i Rrahmanit.