Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova , vazhdojnë të ndajnë çmimin "YLLI I JAVËS", për lojtarin më të mirë të xhiros.
“YLLI I JAVËS” për xhiron e 8-të në BKTSuperligë është shpallur futbollisti i FC Ballkani , Armend Thaqi
Mbrojtësi 29-vjeçar, ishte ndër më të merituarit për përmbysjen e rezultatit nga 0:2 në 3:2 në ndeshjen që skuadra e tij e mposhti FC Drenica l.
Me këtë fitore Ballkani u rikthye në pozitën e liderit në Superliga 2021/22.