Cristiano Ronaldo është kthyer nga një fundjavë e vështirë personalisht pas barazimit që Manchester United arrriti me Everton dhe se lojtari e nisi takimin në pjesën e dytë. Sulmuesi është një fitues si pak në historinë e futbollit dhe kërkon më të mirën jo vetëm nga vetja, por edhe nga shokët e tij të skuadrës.
Deri në pikën që Piers Morgan, shoku i tij i dhe gazetar në Daily Mail, përpiqet t’i bëjë atij pyetjen: “A je aq i lumtur sa të martohesh?”
Ronaldo përgjigjet duke qeshur: “Mos më bëj presion! Por një ditë do ta bëj, me siguri. është edhe ëndrra e nënës sime. Do të vish në dasmën time, Piers, mos u shqetëso”.
Kujtojmë se nëna e Dolores Aveiro, nëna e Cristiano Ronaldos nuk dëshiron ta shohë djalin e saj të martohet me partneren aktuale Georgina Rodriguez pasi ajo beson se modelja e lindur në Argjentinë ka motive ekonomike për t’u martuar.