Donnarumma ka një mesazh për PSG-në nga grumbullimi me Italinë

Futboll

Donnarumma ka një mesazh për PSG-në nga grumbullimi me Italinë

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 16:34
Gigi Donnarumma

Gardiani italian i PSG, Gigi Donnarumma është grumbulluar tashmë me kommëbtaren “axurre” para ndeshjes së rëdësishme me Spanjën.

Në fakt situata e tij ka ndryshuar, pasi në dy ndeshjet e fundit të “parisienëve” ai ka qenë titullar duke lënë në stol Keylor Navas.

Shtypi italian e ka pyetur nëse mungesa e minutave me klubin ka ndikuar në gjendjen dhe performancën tij?

“Unë jam në Paris për të luajtur, është normale që disa nga këto gjera ndodhin ne fillim. Jam i sigurtë që gjithçka do të jetë e mrekullueshme, nuk do të kem asnjë problem me ekipin kombëtar. Unë vazhdoj rrugën time, gjithçka do të shkojë mirë,”  përfundon Donnarumma. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat