Barcelona, e cila ka dy humbje radhazi dhe po kalon në momentet më të këqija në 20 vitet e fundit, tani do të ketë kohë për të reflektuar dhe për t’u kthyer me energje krejtësisht tjetër brenda 15 ditëve.
Gjatë kësaj kohe do të jenë ndeshjet e kombëtareve, të vlefshme për kualifikimet për Kampionat Botëror, kurse Koemanit do t’i rikthehen pesë futbollistë të rëndësishëm.
Pedri, Sergio Aguero, Jordi Alba do të rikuperohen, kurse gjithashtu Ansu Fati do të jetë i gatshëm 100% për vazhdimin e sezonit.
Për të gjithë lojtarët e Barcelonës, që nuk janë të ftuar me kombëtare, dy javët e ardhshme do të jenë si një faze para-sezonale për të rimarrë formën dhe të rikthehen në kushtet m kushtet më të mira të mundshme.