Sulmuesi i Romës, Tammy Abraham ka fituar ftesën te Kombëtarja e Anglisë për kualifikueset ndaj Andorrës dhe Hungarisë.
Ish qendërsulmuesi i Chelseas bashkë me Ben Chilwell u ftuan në vend të Reece James.
Abraham është duke shkëlqyer në Seria A me katër gola dhe dy asistime.
Kjo është ftesa e parë te Anglia që nga nëntori i 2020, derisa goli i fundit ishte ndaj Malit të Zi në nëntorin e vitit 2019.
Anglia në tetor përballet me Andorrën me 9 tetor dhe kundër Hungarisë me 12 tetor.