Lewandowski vendos për të ardhmen e tij

Futboll

Lewandowski vendos për të ardhmen e tij

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 20:03
Lewandowski

Duket se Lewandowski do jetë i Bayern Munich edhe për një periudhë të gjatë kohe.

Zërat për ndryshimin e ambientit nga sulmuesi polak nuk kanë pushuar për një kohë të gjatë, por sipas gazetës gjermane BILD,  ato nuk kanë asnjë lidhje me realitetin.

Siç raportohet nga media, “Këpuca e Artë” e kampionëve baravarez është shumë komod në “Allianz Arena”, aq sa po pret lëvizjet e para të sekretariatit teknik të klubit për të zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2025.

Deri atëherë, golashënuesi më i mirë i momentit do të ishte 37 vjeç, që nënkupton se do të luaj në nivele të larta vetëm me Bayern Munich. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat