Barcelona momentalisht është duke kaluar kohë të keqe me rezultate.
Sidoqoftë, ka diçka pozitive në skuadër, që është Gavi, mesfushori që po befason të gjithë për talentin e madh.
Sipas Sport.es, Barcelona ka nisur kontaktet me agjentin për rinovimin e kontratës së talentit.
Gavit i skadon kontrata në vitin 2023 dhe synojnë ta bindin për të rinovuar deri në vitin 2026.
Pos kësaj, do këtë edhe klauzolë lirimi me vlerë se paku 50 milionë euro.