Përzgjedhësi i Gjeorgjisë, Willy Sagnol ka mbetur i befasuar me cilësinë që ka Kombëtarja e Kosovës.
Sagnol për nivelin e ‘Dardanëve’ është bindur me ndeshjen e 2 shtatorit në Batum, ku Kosova e fitoi ndeshjen me rezultat prej 1:0.
Kosova do të ndeshjet sërish me Gjeorgjinë, ku kësaj radhe takimi do të zhvillohet me 12 tetor në “Fadil Vokrri”.
Ish-lojtari i njohur francez ka thënë se Kosova e ka grupin e lojtarëve me të mirë se Gjeorgjia, duke marrë parasysh edhe nivelin ku luajnë lojtarët ‘Dardan’.
“Për të qenë i sinqertë u befasova pak kur u njoha me pritjet e shtypit gjeorgjian para ndeshjes me Kosovën.
Më la përshtypje se gjithçka ishte e lehtë dhe të gjithë ishin në pritje të lojës. Por duhet marrë parasysh përbërjen e Kosovës, lojtarët e saj luajnë nëpër klubet si Napoli e Lazio, si dhe skuadra të tjera të nivelit të lartë”.