Sulmuesi i Interit në prag largimi, pas tij Marseja dhe Sevija!
Aleksiz Sançez, pas formës jo të mirë dhe shfryrjes së zhgënjimit të tij në rrjetet sociale, duket se i ka hapur rrugë divorcit me Interin.
Rrugët e palëve mund të ndahen në janar, ndërkohë që interesi për kilianin nuk mungon.
Olimpiku i Marsejës dhe Betisi e Sevija kanë kërkuar informacion për 32-vjeçarin, i cili kërkon që të shfrytëzojë vitet e fundit të karrierës së tij dhe të mos qëndrojë në pankinë.