Sipas “Gazzetta dello Sport”, me largimin e Horhe Antun, mesfushori ofenziv Paolo Dybala dhe Juventusi kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës.
Marrëveshja e re do jetë deri në vitin 2025 që vlen 10 milionë euro, përfshirë bonuset dhe mund të nënshkruhet para ndeshjes me Romën me 17 tetor.
“Bianconerët” nuk mund të ofrojnë më shumë se 8 milionë euro, plus 2 milionë euro bonuse, shkaku i buxhetit, derisa paga e Dybalas mund të arrijë në 9 milionë euro, nëse në dy vitet e ardhshme i arrin objektivat.
E vetmja gjë që mungon është nënshkrimi i argjentinasit, ku me kontratën e re do ndikojë të jetë se paku një dekadë në Torino.
Dybala arriti nga Palermo në vitin 2015 dhe refuzoi kalimin te Man. Junajted dhe Totenhami në të kaluarën.