Gianluigi Donnaruma, ka treguar për herë të parë përse ju bashkua PSG-së, ndëra shtoi se Milani mbetet pergjithmonë në zemrën e tij.
“Jam i emocionuar që kthehem të luaj në San Siro. Milani është pjesë e rëndësishme e jetës sime. Unë gjithmonë do të jem tifoz i Milanit.
Te PSG-ja kam shkuar për të luajtur rregullisht”, ka thënë, ndër të tjera, në konferencën për media gjatë grumbullimit me Italinë.
Ndërkohë, Donnaruma rikthehet të mërkurën në San Siro në prag të ndeshjes ku Italia do të përballet me Spanjën për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve..