Largimet me peshë gjatë merkatos së verës kanë detyruar drejtuesit e Barcelonës të nisin menjëherë punën për të përforcuar skuadrën, që këtë fillim sezoni po has shumë vështirësi.
Sipas mediave spanjolle, katalanasit do të ndërhyjnë për të përforcuar fillimisht repartin e sulmit, kur gjatë merkatos së janarit do të synojnë Dani Olmon, i cili në vitin 2020 preferoi të transferohej në Gjermani te Leipzigi.
Alternativa e dytë është Raheem Sterling, i cili nuk po gjen hapësira te Manchester City dhe me shumë mundësi do të largohet nga Cityzens.
Pikërisht Sterling duket profili i përsosur i lojtarit për t’iu bashkuar katalanasve.