E ardhmja e Edinson Cavanit mund të jetë larg Manchester United.
Rikthimi i Cristiano Ronaldos ka bërë që 34-vjeçari, i cili ia la fanellën me nurmin 7 pikërisht portugezit, të mos shihet më si alternativë e parë në sulm nga trajneri Ole Gunnar Solskjær.
Ai i e ka aktivizuar sulmuesin vetëm në tri ndeshje, ku nuk ka shënuar ende asnjë gol.
Gjithsesi gjatë një interviste, pavarësisht situates së krijuar në skuadër, uruguaiani deklaroi se së ardhmes nuk i dihet, por për momentin nuk e mendon largimin dhe se është i fokusuar te kampionati me “Djajtë e Kuq” dhe do të japë maksimumin deri në fund.