Cristian Eriksen pas vështirësive në “EURO 2020”, ka vënë në rrezik karrierën futbollistike dhe ende nuk është në planet e INterit edhe pse merr me rregull pagën mujore ose vjetore.
Erikson ka të drejtë që të luajë për Interin, pasi që Federata E Futbollit të Italisë, nuk lejon që një futbollist të luajë me pajisje që kontroll zemrën.
Mirëpo edhe pse paga vjetore është 7.5 mln euro dhe është më i paguari te skuadra italiane, Interi nuk do të paguajë këtë shumë.
Sipas rregullave të reja, FIFA do të kryejë pagesën, pasi që ka një fond i veçantë, që merret me pagesën e futbollistëve, të cilët përjetojnë ndonjë aksident ndaj të cilëve nuk kanë mundur të ndikojnë dhe në ndërkohë nuk mund të luajnë.
Danezi erdhi te Interi para një sezoni dhe ishte pjesë e gjeneratës kampionale të Antonio Kontes, që ktheu në kreun e Seria A, pas 10 viteve.