Mbrojtësi i Chelseas, Antonio Rudiger ka folur për situatën që gjendet dhe zbuluar të ardhmen.
Gjermanit i skadon kontrata te Chelsea në fund të sezonit dhe kërkohet nga dy gjigantët evropianë, Real Madrid dhe Bayern Munich.
Chelsea është duke provuar ta bind për rinovimin e kontratës, por ende nuk ka asgjë konkrete.
Rudiger në një bisedë me gazetarin e Bild, Christian Falk, tha që ndihet mirë në “Stamford Bridge” dhe është i nderuar për interesimin e gjigantit gjerman.
“E ardhmja? Ndihem mirë te Chelsea, aty ku jam tani, pra ne përshtatemi”.
“Interesimi i FC Bayern Munich me nderon sepse tregon që kam bërë gjërat mirë në kohën e fundit”, deklaroi ai.