Thaçi në disiplinor

Futboll

Thaçi në disiplinor

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 16:22
Thaçi në disiplinor

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje Abdyl Bellopoja kryetar , Isak Ejupi dhe Agim Kastrati anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 05.10.2021, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së tetë të BKT Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së shtatë të të VIVA FRESH Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2021/2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 69 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

Vendimet:

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së tetë të BKT Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së shtatë të VIVA FRESH Liga e Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2020/2021 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore

ndaj: kryetrajnerit të KF”Malisheva”, Arsim Thaqi me nr ID.001203M73. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes Malisheva – Gjilani, në prononcimin për media, fajëson gjyqtarin kryesor për të dy ndeshjet që ia ka referuar KF ”Malisheva” në edicionin 2021/2022. Sipas xhirimeve televizive.

ndaj: zyrtarit të KF ”Malisheva”, Kastriot Kafegjolli me nr ID.006750M83; Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes Malisheva – Gjilani, hyn në fushën e lojës dhe ofendon rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor.

ndaj: KF ”Vushtrria”; Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes të VIVA FRESH Liga e Parë Grupi ”B” Vushtrria-Vllaznia (P), në minutën e 90, një shikues i KF Vushtrria, hynë në fushë dhe tenion ta sulmojë gjyqtarin kryesor të ndeshjes, por parandalohet nga Policia dhe sigurimi. Sipas raportit të gjyqtarit dhe delegatit të ndeshjes.

ndaj: Zyrtarit të KF ”Vllaznia (P)”, Agon Pira; Motivi: Në minuiten e 80, hynë në fushë pa paralajmërim te lojtari i lënduar, mirëpo derisa po largohej nga fusha, provokon dhe ofendon publikun. Sipas raportit të gjyqtarit dhe delegatit të ndeshjes VIVA FRESH Liga e Parë Grupi ”B” , Vushtrria-Vllaznia (P).

ndaj: Sekretarit të KF”Fushë Kosova”, Artan Rushiti me nr ID.016961M96; Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes ofendon rëndë referin kryesor të ndeshjes. Sipas raportit të gjyqtarit dhe delegatit të ndeshjes të VIVA FRESH Ligës së Parë Grupi ”B” , Arbëria – Fushë Kosova.

ndaj: Drejtorit sportiv të KF ”Fushë Kosova”, Bujar Ismajli me nr ID.007829M98; Motivi: Në minuten 82, ofendon rëndë asistentin e parë, për çka është ndeshkuar me karton të kuq. Sipas raportit të gjyqtarit dhe delegatit të ndeshjes së VIVA FRESH Ligës së Parë Grupi ”B” , Arbëria – Fushë Kosova.

ndaj: Përfaqësuesit zyrtar të KF ”Fushë Kosova”, Nexhmi Bogujevci me nr ID.004783M55; Motivi: Në minuten 82, ofendon rëndë asistentin e parë, për çka është ndeshkuar me karton të kuq. Sipas raportit të gjyqtarit dhe delegatit të ndeshjes të VIVA FRESH Ligës së Parë Grupi ”B”, Arbëria – Fushë Kosova.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3 e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.
Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë, Abdyl Bellopoja, kryetar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat