E pabesueshme ajo që ka ndodhur në Brazil mbrëmjen e djeshme.
Në ndeshjen e Serisë A2 braziliane mes Guarani dhe Sao Paolo RS, lojtari William Ribeiro ka humbur kontrollin duke goditur arbitrin Rodrigo Crivellaro Dias, i cili ka përfunduar në spital.
Gjithçka ka ndodhur pas një faulli dhe një kartoni të verdhë që i është dhënë lojtarit, i cili ka reaguar duke goditur arbitrin me një shkelm në kokë.
Gjyqtarit i është dhënë menjëherë ndihma e parë, ndërsa William Ribeiro është arrestuar për agresion dhe akuzën e tentativës për vrasje.
Sao Paolo RS ka lajmëruar se ka prishur kontratën me lojtarin pas episodit të rëndë të verifikuar në fushën e lojës.
Lance mais detalhado da agressão de William Ribeiro ao árbitro Rodrigo Crivellaro.
— FutebolNews (@realfutebolnews) October 5, 2021
Percebem que, após agredir o árbitro, William tentou agredir um jogador adversário.pic.twitter.com/itfQ0QnsFn