​Shpallet trajneri më i mirë i muajit shtator në Serie-A

Futboll

​Shpallet trajneri më i mirë i muajit shtator në Serie-A

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 17:59
Luciano Spalletti

Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti është shpallur trajneri më i mirë muajit në Serie A për muajin shtator.

Napoli është në krye të tabelës së Serie-A me shtatë fitore nga shtatë këtë sezon.

Ata tani janë klubi i vetëm në pesë ligat kryesore të Evropës që i kanë fituar të gjitha ndeshjet deri në këtë pikë të sezonit.

Spalletti u emërua si trajneri i muajit në Serie A pasi fitoi të pesë ndeshjet e ligës të luajtura gjatë kësaj periudhe, përfshirë fitoren 2-1 kundër Juventusit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat