Italia do të gjejë përsëri në gjysmëfinale Spanjën, që në Euro 2020 e bëri të vuajë ekipin e Roberto mancini-t, që arriti kualifikimin vetëm pas penalltive. Të mërkurën në mbrëmje, sfida do të luhet në San Siro.
Sulmuesi i krahut, Federico Bernardeschi, ka folur në prag të ndeshjes në një intervistë të dhënë për FIGC:
“Gjysmëfinalja kundër tyre ka qenë shumë e komplikuar. Kundër Spanjës kemi patur më shumë vështirësi, si për shkak të lojës që bëjnë ata, ashtu edhe për lojtarët cilësorë që kanë në dispozicion”, ka thënë ylli i Juventus-it.
“Deri në atë momenti kemi dominuar të gjitha ndeshjes me lojën tonë, ndërsa ata na kanë vënë në vështirësi. Do të ishte shumë e rëndësishme që të arrinim deri në fund edhe në Nations League. Do të ishte bukur ta fitonim trofeun”.