Visar Musliu, i pazëvendësueshëm në vijën e mbrojtjes te përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, thotë se do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme që të mos pësojmë gol në Vaduz në duel me Lihtenshtajnin për të arritur triumfin e madh në luftë për vend të dytë në Grupin J në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.
"Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë për t’i fituar tre pikë në ndeshjen kundër Lihtenshtajnit, për të cilën po përgatitemi në maksimum.
Një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, në të cilën shpresojmë se gjithçka do të jetë në anën tonë.
Me këtë rival treguam në ndeshjet e fundit se ne jemi favoritë dhe shpresoj që gjithçka do të jetë mirë.
Duhet të përmirësojmë realizimin dhe të mos pësojmë gol. Ne do të ndjekim udhëzimet e Blagoja Milevskit dhe shpresoj se do të jemi në gjendje të arrijmë qëllimin e dëshiruar. Në letër ne jemi favoritë, edhe pse kundërshtari nuk është aspak i lehtë", - tha Musliu.
Ndeshja mes Lihtenshtajnit dhe Maqedonisë luhet më 8 tetor në “Reinpark Arena” në Vaduz. Dueli tjetër për Maqedoninë është me Gjermaninë në arenën kombëtare “Todor Proeski” në Shkup më 11 tetor.
Maqedonia renditet në vend të katërt me 9 pikë dhe ka 6 me pak se lideri Gjermania.