Kombëtarja gjermane sot filloi përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Botëror, kundër Rumanisë dhe Maqedonisë së Veriut, megjithatë u shfaq një problem për trajnerin Hans Flick.
Portieri Manuel Neuer nuk ishte i pranishëm në stërvitjen e kombëtares. Shkaku është dëmtimi i gjurit, kështu që portieri qëndroi në hotelin në Hamburg ku po merrte terapi.
Ai kishte probleme me këmbën e djathtë, kështu që vetë trajneri Flick vendosi që ai më mirë të pushonte.
Përfundimisht Flick do ta kursejë atë dhe do t'i japë një rast rezervave të tij Ter Stegen dhe Leno, të cilët janë ftuar për këto dy ndeshje.