Kombëtarja e Anglisë ka bërë një ndërrim të detyrueshëm në listën e futbollistëve për dy ndeshjet e radhës.
Anglia do të përballet me 9 tetor me Andorrën, ndërsa me 12 tetor e pret Hungarinë në kualifikimet e Kupës së Botës.
Trajneri anglez, Gareth Southgate ka bërë një ndryshim në listën e futbollistëve të ftuar për këto dy duele.
Shkaku i lëndimit, Kalvin Phillips është larguar nga lista ndërsa vendin e tij do ta zë futbollisti i Southamptonit, James Ward-Prowse.
Kombëtarja e Anglisë është shumë afër që të sigurojë kualifikimin për “Katar 2022” pasi prin në grupin I të me 16 pikë pas gjashtë xhirove të luajtura.
Në grup me Anglinë ndodhet edhe Shqipëria që ndodhet në pozitën e dytë dhe mbetet me shpresa që të kalojë tutje.