Gavi është zbulimi i radhës i Barcelonës. Spanja do të ketë kujdes me talentin 17-vjeçar.
Vitin e kaluar Pedri, këtë edicion Gavi është zbulimi i madh i Barcelonës.
Pablo Martín Páez Gavira, i njohur si Gavi, u ftua nga Ronald Koeman në ekipin e parë të Barcelonës dhe deri më tani ka luajtur disa ndeshje ani pse vetëm 17-vjeçar.
Befasia edhe më e madhe ishte lista e Luis Enriques, që përfshiu 17-vjeçarin për ndeshjet e tetorit, por që nuk ka zbuluar nëse do të debutojë me Spanjën.
“Titullar? (Qesh) Kemi pasur vetëm një stërvitje. E shoh shumë mirë. Duhet të kemi kujdes me të, nuk është më rëndësi se kur debuton”, u shpreh Enrique.