Ekipi italian dëshiron ta ketë në ekip mbrojtësin edhe për disa vite të tjera.
Gianluca Mancini ka kontratë të vlefshme me Romën deri në qershor të vitit 2024.
Megjithatë, paraqitjet e tij të mira kanë bërë që drejtuesit e klubit italian t’i ofrojnë zgjatjen e kontratës edhe për disa vitet të tjera.
Sipas ‘Calcio Mercato’, agjenti i futbollistit prej kohësh ka nisur bisedimet me krerët e ‘Gjallorosovë’ për një kontratë të re.
Mancini aktualisht përfiton dy milionë euro në sezon, kurse me marrëveshjen e re që pritet të finalizohet së shpejti do të përfshihet edhe rritja e pagës.
Mbrojtësi, këtë edicion ka regjistruar 10 paraqitje me fanellën e Romës në të gjitha garat, duke realizuar një gol.