Kosova U19 zhvillon ndeshje si mysafire kundër Norvegjisë U19

Futboll

Kosova U19 zhvillon ndeshje si mysafire kundër Norvegjisë U19

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 10:17
Ilustrim

Me fillim nga ora 13:00 Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U19 do të zhvillojë ndeshje kundër Norvegjisë, e vlefshme kjo për fazën e grupeve në kuadër të kualifikimeve për Euro 2022 U19.

Kosova dhe Norvegjisa gjenden në Grupin 10, së bashku me kombëtaret e tjera si ajo e Gjeorgjisë dhe e Uellsit.

“Dardanët” e rinj nuk dinë për fitore në 10 ndeshjet e fundit, ku në këtë ndeshje rikthehen nga humbja kundër Uellsit me rezultat 2:0, kurse në ndeshjen e fundit Norvegjia barazoi pa gola me Kombëtaren e Francës.

13:00 Norvegjia U19 – Kosova U19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat