Cannavaro: Spanja do të bëjë gjithçka

Futboll

Cannavaro: Spanja do të bëjë gjithçka

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 11:37
Cannavaro: Spanja do të bëjë gjithçka

Ish mbrojtësi i kombëtares italiane Fabio Cannavaro ka folur mbi ndeshjen Itali-Spanjë që do të luhet për gjysmëfinalen e Nations League.

Ai foli për prestigjozen “AS” dhe u ndal te puna e bërë nga Mancini, eksperienca në Kinë si trajner dhe dëshira e tij për të trajnuar një ditë në Evropë.

Kampioni i botës në vitin 2006 e nisi intervistën e tij duke i thurrur elozhe trajnerit Mancini: “Sa mirë Mancini. Rekordi i ndeshjeve të Italisë pa humbje flet vetë, por Spanja do të bëjë gjithçka për ta ndaluar atë. Mund të shkojë si Kampionati Evropian, Spanja që menaxhon topin dhe Italia që është e aftë të shënojë”.

Më pas ai foli edhe njëherë për eksperiencën në kinë si trajner: “Unë nuk u largova nga Kina për para, më mungoi familja ime. Kalova shumë muaj pa i parë ata, dhe deri tani protokollet anti-Covid ishin bërë të paqëndrueshëm”.

Ndërkohë përsa i përket fitimit të topit të artë nga Jorginho ai u shpreh: “Ai e meriton atë, për atë që fitoi këtë sezon. Sigurisht, kur unë e fitova topin e artë, Cristiano Ronaldo dhe Messi nuk ishin ende atje”.

Në fund ish kapiteni i Italisë shprehu edhe dëshirën e tij për të trajnuar një ditë një ekip europian: “Tani dua të stërvit në Europë dhe nuk mbyll asnjë derë. Sigurisht, stërvitja e Napolit është një nga ëndrrat e mia, Napoli është pjesë e historisë sime. Real Madrid? Asnjëherë mos thuaj kurrë”..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat