Enrique u tall me gazetarët në konferencë!
Ditën e djeshme, në konferencë për medie, selektori i Spanjës, Luis Enrique iu ka bërë të ditur gazetarëve se nuk i lexon shkrimet e tyre, duke iu dhënë edhe arysen.
“Unë nuk ju lexoj juve (shtypin) sepse unë di shumë më shumë për futbollin sesa dini ju”, ka thënë Enrique.
Enrique nuk është trajneri i vetëm që iu kundërvihet gazetarëve në këtë formë. Edhe më i ashpër ishte Louis Van Gaal disa javë më parë.