Juventusi është gjithmonë në kërkim të lojtarëve

Futboll

Juventusi është gjithmonë në kërkim të lojtarëve

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 12:14
Juventusi është gjithmonë në kërkim të lojtarëve

Juventusi është gjithmonë në kërkim të lojtarëve, jo vetëm për të tashmen, por edhe të ardhmen.

Të njëjtën mënyrë të menduari, Andrea Agnelli e zbaton edhe për drejtorët sportivë.

Fabio Paratici ishte “delfini” i Beppe Marotta, ashtu si Federico Cherubini ishte i tillë për Paratici, por tani presidenti i Juventusit duket se po e pëlqen idenë e shkuarjes në shtëpinë e të tjerëve për të marrë drejtorin e tij të ardhshëm…

“Calciomercato.com” zbulon se Agnelli po mendon të rrëmbejë Igli Taren, drejtor sportiv i Lazio që nga viti 2009. Kontrata e menaxherit shqiptar me klubin e Lotitos përfundon në vitin 2023.

Kreu i bardhezinjve e vlerëson shumë Cherubinin dhe bashkëpunëtorët e tij, Manna dhe Tognozzi, por afeksioni për Taren mbetet i fortë.

Shqiptari ka qenë në gjendje të bëjë disa goditje me kosto të ulët dhe të gjenerojë përfitime të konsiderueshme kapitale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat