Xherdan Shaqiri i ka pasion veturat dhe shpesh është paraqitur me markat më të shtrenjta të viteve të fundit. Së fundmi ai është parë me një Lamborghini Urus, prodhim i vitit të fundit.
I pyetur nga gazetari i “Blick”-ut nëse vozit shpejtë pasi që në Francë lejohet deri në 130 km/h, ai është shprehur se dëshira e tij për shpejtësi ka rënë.
“Unë ngas makinën gjithnjë e më me qetësi me moshën. Dikur isha shumë i shpejtë, jo më sot”, ka thënë Shaqiri.
Nga Franca në Zvicër, Xherdan Shaqiri tha se i ka bërë rreth një orë e gjysmë. Ndryshe Xherdan Shaqiri do të bëjë paraqitjen e tij të 100 me fanellën e Zvicrës.