Trajneri i Kombëtares së Suedisë, Janne Andersson ka zbuluar se ylli i ekipit, Zlatan Ibrahimoviç ndihet i trishtuar që nuk do të mund të luajë në ndeshjet e tetorit ndaj Përfaqësueses së Kosovës dhe Greqisë.
Kosova do të luajë dy ndeshje gjatë muajit tetor në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katari 2022”.
Dardanët do të ndeshen fillimisht kundër Suedisë më 9 tetor, ndërsa ndaj Gjeorgjisë do të luajë më 12 tetor në ‘Fadil Vokrri’.
Në ndeshjen e parë ndaj Suedisë, Kosova do ta ketë një lehtësi pasi skandinavëve iu mungon ylli kryesor, Zlatan Ibrahimoviç shkaku i lëndimit.
Ky dëmtim i cili ia ka humbur ndeshjet e tetorit me kombëtaren e ka ndarë të trishtuar sulmuesin e Milanit.
Është vet trajneri i Kombëtares së Suedisë, Janne Anderson, i cili ka treguar se Ibrahimoviç ndihet i trishtuar që nuk mund ta ndihmoj ekipin.
“Nuk do ta kisha nxjerrë jashtë liste nëse do të kishte pasur një rast për të luajtur. Ai për një kohë ka shpresuar se do të vijë me të, por nuk e ka bërë këtë”, tha Anderson.
“Dialogu mes nesh ka qenë i mrekullueshëm dhe ai është ai që ka qenë më i trishtuari që nuk mund të marrë pjesë në këto ndeshje”, ka Janne Andersson.