Getafe e shkarkoi dy ditë më parë trajnerin Michel dhe nuk ka vonuar të gjejë pasuesin e tij.
Klubi spanjoll ka zgjedhur Quique Sanchez Flores, i cili për herë të fundit ishte në krye të Watfordit në Premier Ligë.
Flores e ka nisur karrierën si trajner me një ekip profesionist pikërisht në këtë klub, pasi kishte drejtuar moshat e Real Madrid.
Në vitin 2004 Getafe i besoi stolin dhe sezonin pasardhës kaloi te Valencia.
Flores ka drejtuar edhe klube si Atletico Madrid, Benfica dhe Espanyol, si dhe ka punuar në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Kinë.