Prej vitesh në nivelet më të larta të futbollit europian, Edinson Cavani nuk ka ndërmend të largohet nga skenat e rëndësishme.
Nuk ka rëndësi nëse në këtë fillim të sezonit nuk ka patur shumë hapësira, sekreti, siç ka thënë vetë Matador për Sport890, është të jesh gjithmonë gati.
Sekreti – Cavani ka për sezonin dhe formën e tij nga grumbullimi me Uruguain:
“Jam me të vërtetë i lumtur që jam këtu dhe jam gati të luaj për Celeste-n.
Pak hapësira tek United? Në futboll duhet të jesh gjithmonë gati, ky është çelësi i suksesit në nivelet e larta, të jesh gati kur të jepet mundësia”, ka thënë Cavani.
“Ndonjëherë luan më pak, disa të tjera më shumë. Duhet të jesh gati.
Kam luajtur më pak në krahasim me fillimin e sezonit të kaluar, është e vërtetë, por të shohim se çfarë do të ndodhë deri në fund.
Gjëja e rëndësishme është të jesh në formë; unë dua të luaj gjithmonë, për këtë stërvitem dhe përgatitem mirë”.