Roma po provon të sigurojë Denis Zakaria-n

Futboll

Roma po provon të sigurojë Denis Zakaria-n

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 16:34
Roma po provon të sigurojë Denis Zakaria-n

Roma po provon të sigurojë Denis Zakaria-n nga Borussia Monchengladbach.

Klubi verdhekuq po kërkon të arrijë një marrëveshje me futbollistin në këto orë, për të kuptuar më pas nëse do të mund ta marrë lojtarin që në merkaton e janarit.

Denis Zakaria është një mesfushor qendre që mund të bëjë edhe rolin e regjisorit. Jo rastësisht është krahasuar me Patrick Vieira, edhe falë  levave të tij të gjata (191 cm i gjatë).

I lindur në Gjenevë në 1996-ën, Zakaria ka rënë në sy me fanellat e Servette dhe Young Boys, para se të kalonte te Borussia Monchengladbach, klub ku luan prej katër sezonesh.

128 ndeshje në total, 9 gola dhe një vend në formacionin titullar të siguruar që në sezonin e tij të parë me ekipin gjerman.

Falë paraqitjeve të tij, ai ka siguruar edhe një vend të rëndësishëm në kombëtaren e Zvicrës: ka qenë titullar në çerekfinalen e Euro 202, që Zvicra e ka humbur me penallti kundër Spanjës,

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat