Adeyemi kërkon largimin nga Salzburgu

Futboll

Adeyemi kërkon largimin nga Salzburgu

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 18:09
Adeyemi kërkon largimin nga Salzburgu

Karim Adeyemi është një nga sulmuesit e modës të kontinentit të vjetër dhe gjysma e Evropës është hedhur pas tij.

Pas largimit të Daka, futbollisti gjerman është bërë udhëheqësi i vërtetë  i ekipit austriak dhe gjithçka tregon se edhe me dëshirën e vetë lojtarit se  Salzburg do të arkëtojë disa të ardhura verën e ardhshme.

Sipas TodoFichajes, Bayern Munich është vendi më i mirë për të marrë shërbimet e sulmuesit gjerman. Bavarezët vazhdojnë me strategjinë për të ofruar në skuadër lojtarë të vendit të tyre.

Adeyemi, vetëm 19 vjeç, bëri debutimin e tij me ekipin e parë vetëm pak muaj më parë dhe konsiderohet si një nga talentet e mëdhenj të Gjermanisë.

Nga Mynihu ata tashmë kanë pasur disa kontakte me klubin austriak dhe nuk përjahtohet arritja e një marrëveshje para hapjes së tregut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat